Kendall Jenner kritikohet ashpër për ndryshimin e një postimi të bërë në festivalin “Astroworld”

Kendall Jenner është kritikuar ashpër në mediat sociale për ndryshimin e titullit të një fotoje që e postoi teksa merrte pjesë në festivalin “Astroworld”, ku vdiqën tetë persona.

26-vjeçarja fillimisht publikoi një imazh të saj duke qëndruar pas skenës masive të Travis Scott me mbishkrimin: “A do të jesh në mal?”.

Më pas, pas tragjedisë të së premtes mbrëma, Jenner përditësoi titullin dhe thjesht vendosi një ‘emoji’ në lidhje me skenën e reperit të quajtur ‘Utopia Mountain’.

Përdoruesit në rrjete sociale reaguan menjëherë për të fshirë fotografinë duke qenë se u plagosën edhe dhjetëra të tjerë.

“Fshije atë”, shkroi një person.

“Bëje një imazh përballë skenës ku vdiqën njerëzit. Shumë me stil”, shtoi një tjetër.

“Njerëzit me të vërtetë kanë vdekur”, tha tjetri.

“Tetë njerëz vdiqën në këtë koncert”, vazhdoi një tjetër përdorues.

Lidhur me rastin, Travis Scott është paditur së bashku me reperin Drake dhe tani po bëhen hetimet.

Në raportimet e reja thuhej se janë përdorur edhe shiringa me drogë e të tjera gjësende.

Sidoqoftë, në vazhdim do shohim edhe për detajet e reja të ngjarës tragjike.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)