“Kemi vështirësi, shpresoj ti rregullojmë”, Erbim Fagu ngre supet për gjendjen e Tiranës: Ndaj Vllaznisë të jetë pika e kthesës

Laçi dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Edhe pse kurbinasit mbetën me 10 lojtarë që prej minutës së 18’, ku Silva u ndëshkua me karton të kuq, sfida në “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1.

Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Tiranës Erbim Fagu.

NDESHJA-Sigurisht na vjen keq për rezultatin po i tillë është futbolli. Ndëshkohesh kur mendon se ke lojën në kontroll. Shpresojmë të rregullojmë këto situata të vështira gjatë ndeshjes në të ardhmen.

MUNGESAT- Janë 3 lojtarët kryesorë të formacionit, patjetër që ka ngarkesë. Mund të rregullosh me këto lojtarë shumë gjëra gjatë ndeshjes.

NDESHJA NDAJ VLLAZNISË– Është ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e fortë, kemi në dispozicion 3 ditë për të përgatitur ndeshjen. Djemtë janë koshient për situatën e vështirë, grupin që kemi në dispozicion. Shpresoj ta kalojmë këtë ngërç dhe ndeshja me Vllazninë të jetë pikë kthese për këtë skuadër

META DHE NAJDOVSKI- Najdovski këtë javë është kthyer në stërvitje me vrapime. Shpresojmë të kthehet për 1 javë. Për Metën nesër mendoj do kemi përgjigje më të saktë për shkallën e dëmtimit.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)