“Kemi rrugë të gjatë për të bërë”/ Julian Ahmataj nuk e bën dramë barazimin; Tirana ka cilësi, do i bëjmë ballë sfidave

Tirana nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut dhe del nga Korça me një pikë që nuk i bën aspak punë në garën për vendin e parë. Pas ndeshjes trajneri Ahmataj dha prononcimin e tij për MCN TV dhe u shpreh kështu:

“Përgjigje pozitive nga skuadra pasi në shumë momente të lojës bëmë atë që punuam. E kishim të thjeshtë për ta zgjidhur ndeshjen por i sfumuam këto raste. Skënderbeu bëri maksimumin pasi ishte në shtëpi, normale. Fundi i ndeshjes na dha pak vështirësi.

Pas 25 minutave të para patë Tiranën që ishte përgatitur në stërvitje. Presioni i rezultateve e nxjerr pak skuadrën dhe ishim disi nervoz. Por u rikthyem dhe për minuta të tëra ishim në lojë dhe shumë të rrezikshëm. Mungesat dhe aktivizimi i lojtarëve të rinj të talentuar na vunë pak në vështirësi. Kemu rrugë të madhe për të bërë.

-8 pikë nga kreu? Ka shumë ndeshje dhe vazhdimësia do të tregojë ecurinë e skuadrave. Janë edhe shumë, edhe pak pikë. Duhet të rrisim veten tonë në aspektin fizik e taktik. Kemi cilësi, lojtarë, por edhe talentë të rinj. Duhet eksperienca dhe forca e duhur për të përballuar nivele të larta.

Jam shumë i kënaqur nga ajo që dha skuadra. Situata është shumë e qetë, çdo trajner ka karakteristikat e veta. Mua më shqetëson kur loja nuk shkon siç e përgatisim. Kur filluam të luanim mirë, isha më i qetë. Cilësinë e kemi, duhet vetëm ekuilibër.”

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore