“Kemi rinovuar me 50% listën”/ Bushati: PS e vetmja forcë që përkrah rininë

Përballë të rinjve në një intervistë televizive Kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati foli për zgjedhjet e 25 Prillit.

I pyetur lidhur me përfshirjen e të rinjve në listat e kandidatëve për deputetë Bushati theksoi se PS kandidon në disa qarqe të rinj që janë për herë të parë në politikë dhe përzgjedhja e tyre është bërë përmes aplikimeve në platformën “Deputeti që duam”.

Deputeti socialist dhe njëherazi numri 3 në listën e Tiranës, u shpreh se në këtë platformë ka pasur rreth 1500 aplikime për të arritur në fund në përzgjedhjen e disa prej tyre që janë përfshirë në të gjitha qarqet e vendit.

Ervin Bushati vuri theksin tek fakti se PS është e vetmja parti që përfshin të rinjë duke theksuar se kanë “rinovuar me 50% listën, ndërsa PD ka pothuajse të njëjtën listë me 2017”.

Kryetari i PS Tiranë Ervin Bushati, theksoi se Lulzim Basha në krye të bashkisë nuk ka bërë asnjë vepër, ndërkohë shtoi se selia rozë do të fitojë sërish në 25 prill.

“Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë vepër publike. PS në Bashkinë e Tiranës ka fituar gjithmonë dhe do të vazhdojë të fitojë”- theksoi ai.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…