“Kemi nevojë për lojtarë cilësorë”, Shkëmbi mënjanon sfidën me Laçin, mesazh drejtuesve!

Tirana do të përballet me Laçin nesër në orën 17:00 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 10-të të Superiores. Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi.

“Ska lidhje qyteti im, patjetër që do të donim të luanim në fushën tonë ose te “Air Albania” se përshtatemi më së miri. Nuk është gjë e mirë kjo që po ndodh, por ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo fushë që të jemi të detyruar për të luajtur. Nuk është njësoj sikur luan në fushën tënde dhe në fushën e një tjetri, gjithashtu edhe për udhëtueset kur luajnë në shtëpinë e saj. Nuk duhet të justifikohemi por kjo është reale.

Mendoj që i meritonim 3 pikët me Dinamon, kërkuam në të gjitha minutat dhe gjatë gjithë kohës për të fituar, por nuk kemi çtë bëjmë se futbolli kështu është pasi duket se sikur nuk mjafton ajo që kemi bërë deri tani. Patjetër që ne na duhen pikë kushdo kundërshtar të ishte, ky kampionat nuk ka as ekipe shumë të mira dhe as dobëta, jemi pothuajse njësoj me aq sa po shoh, duhet të bëjmë maksimumin.

Mesa pash ndeshjen e fundit, Laçi mu duk ndryshe, disa lojtarëve iu është dhënë besim dhe forcë. Ne synojmë shumë që të bëjmë mirë deri në janar, për lojtarë cilësorë kemi nevojë, për afrime që të bëjnë diferencën pasi pjesa tjetër është ok”, përfundoi Shkëmbi.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…