“Kemi marrë oferta për të”, drejtori i Sivasspor flet për gazetën turke: Rey Manaj do thyejë rekordin e transferimeve

Rey Manaj po kalon formën e “jetës” me ekipin e Sivasspor në elitën e futbollit turk. Në 23 ndeshje të këtij sezoni, me Superligës dhe Kupës, Manaj ka shënuar plot 15 gola, duke u kthyer në një pikë kyçe për Sivasspor.

Teksa zëdhënësi për mediat e klubit turk, Gokhan Karagol është shprehur se për lushnjarin ka shumë oferta. Por pavarësisht këtyre ofertave, nuk pritet që Manaj të shitet para fundit të sezonit aktual. Madje Karagol shton se transferimi i 26-vjeçarit shqiptar do të thyejë rekorde për Sivasspor, rekord që mbahet nga Konak kur u shit te Brighton për 4.5 milionë euro.

“Po marrim oferta shumë serioze për Rey Manajn. Megjithatë, ne i kemi shtyrë të gjitha këto oferta për fundin e sezonit aktual. Pas Europianit, ne presim që Manaj të thyejë rekordin historik të tranferimit”, është shprehur Gokhan Karagol.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)