“Kemi akoma punë për të bërë”, Tetova harron suksesin e Kupës, kërkon të mbajë skuadrën me këmbë në tokë: Çdo gjë mbyllet me datë 19

Edlir Tetova

Egnatia shpallet për të dytin sezon radhazi fituese e Kupës së Shqipërisë. Natyrisht që një meritë të madhe duhet t’i shkojë edhe trajnerit Edlir Tetova, që i komandoi rrogozhinasit deri në këtë moment historik. Pas përfundimit të takimit kundër Kukësit, Tetova doli në një intervistë për mediat ku tha se ua kishte vënë si detyrim djemve të ekipit që të triumfonin sërish:

KONTRATA-Mendoj që kemi pasur një gjysmëfjale me presidentin, e mira është që të kemi një diskutim përsëri.

KUPA-Atëherë, Kupa e dytë, triumfojmë për herë të dytë në finalë. Është një emocion i dyfishtë. Një rrugëtim i mirë i skuadrës në Kupë dhe Kampionat. Kemi akoma punë për të bërë, çdo gjë do të mbyllet me datë 19.

NDESHJA-20 minutat e para, një çrregullim total i skuadrës, në momentin që qarkulluam topin pastaj shkuam te idetë e mia. Fitorja i sheshon të gjitha, pas asaj penalltie ekipi u vu në presion por e kaluan.

TROFETË-Unë kam kërkuar mbrojtjen e titullit të Kupës, ne jemi një ekip i ri por me 2 trofe, gjë që na bën të shkojmë në ndeshjet e Kupës me moralin më të lart. I kam kërkuar djemve ta fitonim që të kishim më të lehtë në “Final 4”.

TITULLI-Për mua e rëndësishme ka qenë maratona e kampionatit, finalja është finale. Do të luajmë me dinjitet, ashtu si kemi luajtur gjithë kohës. Kampionatin e fiton Eganitan”,- e mbylli Tetova.

Related posts

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin

EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)