Keko i heq buzëqeshjen Morieros në fund, Partizani me 10 lojtarë mund Laçin dhe kalon në raundin tjetër (video)

Keko

Partizani dhe Laçi luajtën ndeshjen e dytë në Kupën e Shqipërisë. Një sfidë spektakolare që përfitoi me rezultatin 2-1, sukses i rëndësishëm që çon ekipin kryeqytetas në gjysmëfinalen e Kupës. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0. Keko dhe Padstrelau shënuan për të kuqtë.

Trajneri Abilaliaj bëri disa ndryshime në formacion, duke u dhënë hapësirë lojtarëve që kanë luajtur më pak. Në minutën e 17’ Padstrelau kalon në avantazh “demat”. Sulmuesi i afruar në verë, përfiton nga topi i mbetur në zonë pas goditjes së Bintsukës, dhe dërgon topin e rrjetë.

Planet e teknikut të Partizanit morën një avantazh të papritur që në minutën e 40’, kur Sembene u ndëshkua  me dy kartonin e dytë të verdhë.

Me një lojtar më pak, ekipi kryeqytetas u detyrua të rigrupohej, ndërsa Laçi mori kontrollin e lojës, por pa ide të qarta për të shfrytëzuar epërsinë numerike.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë nisi më agresiv për ekipin e Laçit. Në minutën e 56’  Bibo me supergol vendos baraspeshën. Qirko nuk ia del të ndalë topin e goditur nga jashtë zone. Me epërsinë numerike, Laçi u përpoq të shtonte presionin, por raste të pastra munguan.Ekipi kryeqytetas aplikoi një futboll me kundërsulme dhe pikërisht në minutën e 89’  Keko shfrytëzon asistin e Kotes dhe dërgon në festë “demat”. Me këtë fitore, ekipi i Partizanit shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)

1 comment

Abilaliaj pas suksesit ndaj Laçit: Ky kualifikim duhej me patjetër! 25/02/2025 - 19:42
[…] LEXO ME SHUME:Keko i heq buzëqeshjen Morieros në fund, Partizani me 10 lojtarë mund Laçin dhe kalon në raundi… […]

Comments are closed

Add Comment