Kek me rrush të thatë dhe mollë

Kek me rrush të thatë dhe mollë. Kjo është nje recetë e shijshme, lehtë dhe e thjesht për tu përgatitur.

Përbërësit:

3vezë

1 filxhan çaji kos

1 e 1/2 filxhan çaj sheqer

1 filxhan kafe qumësht

1 filxhan vaj bimor

4-5 filxhan çaji miell

1 pako pluhur pjekës

100 gr rrush I thatë lëngu i një portokalli

1 lugë çaji lëkurë portokalli

1-2 mollë

1 lugë çaji sheqer

1/2 lugë kafeje kanellë

Tepsi 26 cm

Përgatitja:

Fillimisht vendosim rrushin e thatë në lëng portokalli të zbuten. Në një tas vendosim vezët të plota, kosin, sheqerin, qumështin, vajin dhe të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë deri sa të na formohet një masë homogjene.

Shtojmë miellin pak nga pak dhe pluhurin pjekës si dhe 1 lugë çaji lëkurë portokalli, përziejmë brumin. Shtrydhim rrushin e thatë nga lëngu i portokallit dhe i vendosim në brumë dhe vazhdojmë përzierjen. Qërojmë mollën nga lëkura dhe e presim ne feta të holla. I spërkasim dhe ato me lëng portokalli dhe sheqer.

Lyejmë tepsinë me gjalpë e pudrosim me miell dhe vendosim brumin në të. Sipër brumit vendosim në formën e rrezes fetat e mollës duke shtuar mbi to dhe disa kokrra rrush të thatë.

Në fund 1 lugë çaji sheqer dhe 1 lugë kafe kanellë i përziejmë dhe pudrosim mollën në sipërfaqe, vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 175- 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Në fund pasi e nxjerrim nga furra ashtu të ngrohtë mund të lyeni sipër me pak reçel kajsie.

Related posts

Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!