Kek i shijshëm me kumbulla

Nëse ju kanë mbetur pak kumbulla në frigorifer, mos i hani, ose më saktë hajini por në kekun e mëposhtëm. Dhe duke qenë se e shtuna na bën bashkë në tryezë pas impenjimeve në punë apo shkollë, kjo është receta ideale për drekën e sotme.

PËRBËRËSIT: 3 vezë, 175 g sheqer, 175 g gjalpë, 175 g miell, 500 g kumbulla, 50 g çokollatë, 50 g lajthi ,1 fryrës keku me vanilje dhe pak kripë.

PËRGATITJA: Pastrojmë kumbullat dhe i ndajmë në copa. Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin e tretur, miellin, fryrësin me vanilje dhe i përziejmë mirë. Shtojmë çokollatën, lajthitë dhe kumbullat. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë.

Related posts

Mëngjeset me 400 kalori! Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë

Turli me perime të stinës – Plot vlera dhe shije fantastike në një pjatë

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!