Spektaklin e kaluar, Kejvina përdori dhunë fizike ndaj Luizit. Kjo pas komenteve ofenduese sipas saj, nga ana e Luizit.
Gjatë reklamës, Kjevina u ngrit nga kolltuku dhe goditi dy herë me shuplakë në fytyrë Luizin, për komentin që ky i fundit bëri.
Nga ky gjest, asnjëri prej banorëve, përveç Bjordit nuk reagoi, madje gjatë javës, thuajse të gjithë i dhanë të drejtë Kejvinës për veprimin e kryer.
Gjesti i Kejvinës krijoi debat në studio mes banorëve.
Arbana: Pse nuk foli askush, kur ju pyeta se çfarë ndodhi?
Luizi: Ata nuk kishin çfarë thonin, pasi nuk e dinin që Kejvina do e bënte atë llloj veprimi. Kjo është arsyeja pse ata nuk reaguan.
Tea: Luiz ajo që the ti ishte shumë e rëndë.
Kejvina: Kishte dhunë verbale dhe psikologjike nga ana e Luizit. Unë nuk po justifikoj veprimin tim, sepse nuk është diçka për t’u bërë, por përpara aktit tim, djali në fjalë më ka dhunuar psikologjikisht dhe verbalisht. Çfarë donte ai? Donte këtë?
Si pasojë e këtij veprimi, Big Brother përjashtoi nga shtëpia Kejvina Kthjellën.
1 comment