“Ke një grua të ligë në krah”, zbulohet mesazhi që ka marrë Cristiano Ronaldo nga familjarët e Georgina-s

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, do të publikojë në datë 27 janar dokumentarin e saj në Netflix, “Unë Georgiina”. Por në një intervistë, daja i saj ka treguar që ajo nuk është ashtu siç duket.

“Ajo e konsideron veten më të mirë se ne, sepse ne nuk jemi aq të pasur dhe pse unë nuk i kam kërkuar asaj asgjë. Ajo na ka telefonuar vetëm një ose dy herë qëkur është lidhur me Cristiano Ronaldon. Unë u kujdesa për Georginën dhe për motrën e saj, i paguaja për ushqimet dhe veshjet, i paguaja elektricitetin dhe ujin. Georgina jetonte me mua kur kunati im ishte në burg” u shpreh Hese Hernandez.

Gjithashtu ai tregon se dhe i ka dërguar një mesazh Ronaldos, por ai nuk i është përgjigjur: “U mundova të komunikoja me të. I dërgova një mesazh Ronaldos në Facebook dhe i thashë që ke në krah femrën më të ligë që mund të ketë në krah të tij”, përfundoi daja i modeles.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend