“Ke afat për të treguar çfarë ndodhi”/ Zhdukja e kushërinjve, ngujohet babai i autorit të dyshuar, pas ultimatumit nga…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe ku dyshohet se janë vrarë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj të cilët që nga 3 tetori rezultojnë të humbur bashkë me shtetasin Danjel Pepaj.

Ky i fundit dyshohet se është personi i cili mund t’i ketë qëlluar, më pas ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë sipas burimeve nga fshati Vrith babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja Çutaj i ka vendosur një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe për të gjetur trupin, afat ky që ka mbaruar para dy netësh dhe tashmë Rrok Pepaj ndodhet i ngujuar.

Deri para dy netësh familjet të gjitha bashkë në besë ndaj njëri-tjetrit kanë kërkuar për trupat por tashmë ultimatumi ka përfunduar.

Sipas burimeve kushërinjtë e Vilson Çutaj kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë pas kësaj ngjarje të rëndë.

Policia vendore e Shkodrës ka kërkuar nga ajri përmes një droni përveç kërkimit fizik por deri më tani ende nuk janë gjetur trupat që mendohen si të vrarë.

Nga ana tjetër banorë dhe familjarë janë penguar që të kërkojnë në gjithë territorin malor duke qenë se dyshohet se ka ende parcela atje të cilat këto ditë presin që të korren.

Pas korrjes së parcelave pritet që të ketë më shumë shpresë për të gjetur trupat e pajetë.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024