Kazeem Ogunleye futbollisti më i ri i Partizanit. Klubi kryeqytetas do të ketë në dispozicion një armë më shumë në javët e fundit të këtij sezoni. Të kuqve u është bashkuar mesfushori ofensiv 18-vjeçar nigerian Kazeem.
Klubi kryeqytetas kishte arritur që në fund të janarit akordin me klubin e Rejnxhërs International në Nigeri për futbollistin i cili pritet të jetë në të ardhmen zëvendësuesi i Rrapajt. Por ai ka zbarkuar vetëm në ditët e fundit në Shqipëri, siç ka konfirmuar vetë ish-klubi tij i cili ka postuar edhe një video lamtumire dhe falënderimi të lojtarit.
“Kazeem Ogunleye i bashkohet FK Partizanit. Rangers International FC mund të konfirmojë transferimin e Kazeem Ogunleye te klubi i elitës shqiptar FK Partizani në një marrëveshje përfituese për klubin.
Lëvizja jo vetëm shpërblen Rangers me të ardhura të rëndësishme, por gjithashtu i hap derën bashkëpunimeve në të ardhmen mes dy klubeve. Kazeem Ogunleye ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës tonë dhe ne e vlerësojmë kontributin e tij. Ne i urojmë më të mirën në këtë kapitull të ri në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin e klubit afrikan në rrjetet sociale.
1 comment
Comments are closed
Add Comment