Katër gola të pësuar e skuadër pa ide, sezoni i ri nis malore për Kukësin

Egnatia ka arritur të gjejë fitoren e parë në kampionat, duke mundur Kukësin me rezultatin e thellë 0-4. Rrogozhinasit nuk e kanë vënë në diskutim për asnjë moment fitoren, duke marrë 3 pikët e para për këtë sezon, përballë një Kukësi që është dorëzuar pa kushte.

Nga dy gola për secilën pjesë, i kanë mjaftuar Egnatias për të fituar ndeshjen, aty ku në fakt rezultati mund të ishte edhe më i thellë pasi miqtë kanë humbur raste të shumta.

Fillimisht, ishte Paulaskas ai që shënoi, teksa më pas ka qenë Duamena me dy gola që ka thelluar rezultatin. Golin që vulosi takimin, e shënoi Iskandarli. Ndeshjen e radhës, Kukësi e ka ndaj Dinamos në trasfertë, teksa Egnatia pret Erzenin.

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)