Katër gola për 30 minuta dhe në fund rezultati 6-1, Vllaznia pa mëshirë ndaj Erzenit në Kupën e Shqipërisë

Vllanzia është bërë skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur sot me shifrat 6-1 Erzenin pas kohëve shtesë. Shkodranët duhej të përmbysnin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj shijakasve dhe bënë gjithçka mirë në pjesën e parë, ku shënuan dy herë me Malën e Balajn si dhe e panë veten në superioritet numerik, pasi Atanda la miqtë me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq.

Por autogoli i Stojanoviç në pjesën e dytë të ndeshjes, hapi plotësisht kualifikimin dhe bëri që shijakasit të kontrollonin gjithçka mirë, duke detyruar sfidën të zgjidhej nga kohët shtesë.

Aty, ekipi shkodran ishte i papërmbajtshëm teksa realizuan tre gola me brazilianin Gomesh dhe një tjetër me Balajn, për të vulosur kualifikimin me fitoren e thellë 6-1.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)