Katër gola ndaj Luzit dhe fitorja e parë në stol, Dorjan Bubeqi: Kjo ishte Besa që doja, ndeshjet i kemi si finale

Bubeqi

Pas katër humbjesh radhazi, skuadra e Besës ia doli të merrte një fitore të rëndësishme me shifrat 4-1 në një përballje direkte për mbijetesë ndaj Luzit. Me këtë fitore Besa e parakalon Luzin me 1 pikë, duke u larguar nga dy vendet që të nxjerrin direkt nga Kategoria e Parë. Në këtë mënyrë, Dorjan Bubeqi merr fitoren e parë në stolin e skuadrës kavajase, pas ndeshjes, 45-vjeçari do të shprehej i kënaqur pas fitores.

FJALËT E DORJAN BUBEQIT:

Nuk kishim zgjidhje tjetër, veçse të reagonim. Nuk më kënaqin 4 golat, por mbi të gjitha loja që ekipi prodhoi. Dominuam me raste të shumta. Ishte ndeshja që prisja që kur kam marrë drejtimin e ekipit. Pashë dëshirë, sakrificë, altruizëm dhe grintë. Ky grup, përtej mungesave, ka gjithë forcën e kualitetin të shfaqet si sot. Ishte vetëm një fitore, i kemi të gjitha si finale deri në javën e fundit”.

Në krahun tjetër, trajneri i Luzit Gëzim Bushi u shpreh i zhgënjyer për mënyrën sesi skuadra interpretoi ndeshjen.

FJALËT E GËZIM BUSHIT

“Na vjen keq që nuk luajtëm ashtu si këto javët e fundit. Ekipi e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke shënuar. Nuk di çfarë emri i vendosi anësori golit të anuluar, kur topi u pasua prapa nga mbrojtësi i Besës. Kavajasit na kapën në befasi me një kundërsulm, goli i dytë pastaj i goditi psikologjikisht lojtarët. Në pjesën e dytë shkurtuam me Mandelën, por kaq. Nuk sakrifikuan si me Bylisin, Tomorin e Burrelin”. Përfundoi tekniku.

LEXO MË SHUMË: KATEGORIA E PARË/ Besa me mision mbijetesën, Bizhdili rikthen në stol djalin e shtëpisë

Related posts

Osteoartriti tek moshat e reja – Ja shenjat si ta kuptoni dhe parandaloni

Erling Haaland në verisionin përbindësh, tre gola Kosovës në miqësore (video)

Agim Demrozi kërkon një sforco të fundit nga lojtarët e Egnatias, premio e majme për të mundur Partizanin