Katër ditë pa autorë/ Sulmi ndaj Top Channel, policia dhe prokuroria nuk po arrijnë të zbardhin ngjarjen

Sot u mbushen katër ditë dhe policia dhe prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist ndaj Top Channel. Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur.

Terroristet janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen. Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme por edhe ne revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me pafuqinë e shtetit për tu përgjigjur.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se autorët kanë lëvizur dy herë në të njëjtin itenerar, qoftë para ngjarjes edhe pas ngjarjes policia nuk kishte ngritur asnjë postbllok. Drejtori i Policisë Rrumbullaku ka thënë se akset kombëtare do të monitorohen nga FNSH-ja për rritjen e sigurisë por ngjarja në Top Channel e nxori zbuluar dështimin e këtij propozimi pasi nuk është rasti i vetëm i TCH por është rasti më flagrant ku autorët ikin dhe s’ka asnjë emër.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…