KATEGORIA SUPERIORE/ Mbyllen pjesët e para Dinamo-Partizani dhe Vllaznia-Teuta (REZULTATET)

Vllaznia pret Teutën në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët për objektivat, ndërkohë Dinamo dhe Partizani ndeshen sot në “Niko Dovana” në derbin e fazës së tretë të Superiores. Kjo sfidë ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi blutë duken në formë për të tentuar që t’i afrohen më shumë ekipeve në “Final Four” dhe Partizani është një prej tyre.

Janë mbyllur pjesët e para, Partizani po fiton ndaj Dinamos me rezultatin 0-1 me golin e Mba në minutën e 10′, ndërkohë po me të njëjtin rezultat po fiton Vllaznia në “Loro Boriçi” ndaj Teutës, me golin e Grudës në minutën e 26′.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)