Kategoria Superiore/ Laçi shemb Partizanin me tris golash, suksesi i dytë radhazi me përmbysje i Nicës; paqe mes Kukësit e Vllaznisë

Kukësi dhe Vllaznia u ndanë në paqe në përballjen e javës së 29-të të Superiores. Në “Kukës Arena” verilindorët morën pikën e parë në këtë sezon ndaj shkodranëve, në një ndeshje ku ekipet u kujdesën më shumë për të mos e humbur ndeshjen sesa për ta fituar.

Pjesa e parë pati pak raste për shënim, me Latifin që kërcënoi vendasit, por Tafas ndali goditjen. Në anën tjetër Gjelbrim Taipi dhe Rashiti u përgjigjën me goditjet nga distanca, por tentativat e tyre u ndalën nga Zogovic.
Pjesa e dytë ishte akoma dhe më e kujdesshme, me Kukësin më kërkues. Pak pasi ishin mbushur 70 minuta lojë Ebert e devijoi topin në rrjetë, por menjëherë asistenti sinjalizoi pozicion të parregullt. Në limitet e ndeshjes, skuadra e Hallacit shënoi sërish me Jonson, por përsëri pozicioni ishte i parregullt, duke e ndërprerë sërish festën e Kukësit.

Kukësi shkon në vendin e shtatë me këtë pikë të marrë duke arritur kuotën e 37 pikëve e duke lënë pas Teutën, ndërkohë që në anën tjetër Vllaznia renditet e katërta me 43 pikë.

LAÇI-PARTIZANI 3-2

Laçi fiton me përmbysje ndaj Partizani në shtëpi me rezultatin 3-2 dhe lë pas hijet e fundit të tabelës. Kurbinasit i japin një goditje të rëndë “demave” që lëshojnë terren në garën për titull, duke mos mundur që të menaxhojnë avantazhin e arritur në pjesën e parë.

Partizani u shfaq më kërkues në fillimin e sfidës, me “demat” që brenda 20 minutave të para, krijuan tre raste të pastra shënimi, por Rrapaj fillimisht, Da Silva më pas dhe Mba u treguan të pasaktë nga brenda zonës. Rasti i parë i rrezikshëm i Laçit u regjistrua në minutën e 29-të me Spahiun. Goditja e këtij të fundit u devijua nga Telushi, me topin, i cili u ndal fillimisht nga Rexhepi dhe më pas nga traversë.
Partizani kaloi i pari në avantazh në minutën e 39-të falë një penalltie e cila u fitua nga Victor Da Silva, dhe u shndërrua po vetë në gol nga braziliani.

Megjithatë festa zgjati shumë pak te të kuqtë, pasi Laçi barazoi me Guindon, pas një dalje të gabuar edhe nga portieri Rexhepi. Pjesa e dytë nisi më mirë për ekipin kurbinas, që arritën që të shënonin golin e përmbysjes. Shkurtaj arriti që të shkëputej mirë dhe i vetëm me Rexhepin ia doli që ta dërgonte topin në rrjetë.

Partizani reagoi dhe barazoi rezultatin me anë të Sotës, por VAR u bë sërish protagonist, duke anuluar golin e të kuqve, për një pozicion të parregullt.
10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Laçi arriti që të Shënonte dhe të tretin. Pas një aksioni model, Shkurtaj goditi nga distanca, por Rexhepi priti në momentin e parë, por topi shkoi te Guindo, i cili me qetësi shënoi golin e dytë personal e të tretin për bardhezinjtë.

Pak moment më vonë, vendasit mund të shënonin sërish, por këtë herë Rexhepi e ndali goditjen e Qatos. Dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Mba ngushtoi diferencën e golave me një gol të bukur, por deri në fund rezulati nuk ndryshoi më.

Fitore shumë e rëndësishme për Laçin që i largohet fundit të tabelës, duke shkuar tani në kuotën e 39 pikëve, duke shkuar në vendin e pestë, ndërsa Partizani bën një hap që mund ti kushtojë në garën për titull, teksa mbetet pas Tiranës në kuotën e 48 pikëve.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)