Kategoria Superiore/ Kukësi përmbys Laçin dhe zhyt Mezanin në zonën playout

Kukësi triumfon në Laç me rezultatin 1-2 dhe regjistron fitoren e dytë radhazi në kampionat. Të zotët e shtëpisë e nisën mjaftë mirë sfidën, duke kaluar të parët në avantazh që në minutën e 10 -të. Kapiteni Mentor Mazrekaj asistoi saktë për Guindon, me këtë të fundit që nuk gaboi duke goditur saktë nga brenda zonës. Për Guindon ishte goli i parë që prej rikthimit të tij te Laçi në merkaton e dimrit.

Kukësi u mundua të reagonte dhe vetëm pas 16 minutash riktheu baraspeshën me Rashitin. Ndreca pasoi saktë drejt sulmuesit në zonë, me këtë të fundit që shfrytëzoi në maksimum mundësinë e artë për të barazuar rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa Kukësi në fraksionin e dytë riktheu rezultatin. Në minutën e 53 të besuarit e trajnerit Hallaci kaluan në avantazh me Ebert.

Ishte Taipi ai që harkoi nga goditja e këndit me topit që shkoi në duart e Selmanit. Ky i fundit nuk arriti që ta mbajë në zotërim dhe gabimin e shfrytëzoi në maksimum braziliani.

Kukësi realizoi edhe të tretë me Taipin, por pas ndërhyrjes së sistemit Var, goli u anulua për faull ndaj portierit. Deri në fund asgjë nuk ndryshoi me Kukësin që parakalon në renditje Lacin.

Ekipi i Hallaçit pas triumfit të dytë radhazi ndodhet në vendin e 7 me 31 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e tetë në kuotën e 30 pikëve. Ekipi i Mezanit në katër ndeshjet e fundit në kampionat numëron tre humbje dhe një barazim.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)