Kategoria Superiore/ Kukësi i Hallaçit nis të funksionojë, merr fitoren e tretë radhazi, barazim mes Kastriotit dhe Teutës

Nga mbijetesa te Europa. Është ky kapërcimi që ka bërë Kukësi, që pas tre fitoresh radhazi, është ngjitur në vendin e 5-të me 34 pikë, duke dalë hapur si kandidate për një vend në zonën europiane të renditjes.

Verilindorët kanë gjetur ekuilibrat e duhur nën drejtimin e Rrahman Hallaçit dhe pasditen e sotme ia kanë dalë të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj Bylisit në “Kukës Arena”.

Atdhe Rashiti zhbllokoi sfidën në minutën e 66-të, pasi devijoi drejt rrjetës një goditje të Ndrecës, ndërsa rezultatin e vulosu kapiteni Gjelbrim Taipi në minutën e 80’.
Ngec sërish në barazim Teuta, që pas një pike të marrë ndaj Vllaznisë, ka marrë edhe një tjetër ndaj Kastriotit në transfertë. Durrsakët e Edi Martinit luajtën për më shumë se një pjesë me një lojtar më tepër, pasi Abaz Karakaçi u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë “djemtë e detit” nuk ia dolën të shfrytëzojnë epërsinë numerike, për të shënuar të paktën një gol, që do t’u jepte tri pikët në këtë transfertë. Rezultat zhgënjyes edhe për vendasit, që pozicionohen në vendin e fundit me 24 pikë dhe mbijetesa duket një mision i pamundur.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)