Kategoria Superiore, dy lojtarë të Erzenit iu vetëofrohen Tiranës (EMRAT)

Erzeni

Tirana ka nisur tashmë pushimet dhe klubi është duke u bërë gati për sezonin e ri. Dy janë gurët kryesorë të themelit për kampionatin e ardhshëm. Trajneri dhe nëse do të qëndrojnë tetë lojtarët pa kontratë dhe cilët do të afrohen. Bardheblutë kanë kohë që po hedhin sytë nga skuadrat që po shpërbëhen. Së pari tek Erzeni.

Agim Zeka

Mësohet se Agim Zeka i është ofruar bardhebluve. Fantazisti kosovar shkëlqeu me shijakasit në sezonin e fundit dhe shihet si një lojtar që mund të ndihmojë shumë Tiranën në fazës ofensive. Po kështu edhe mbrojtësi Nehar Sadiki, i larguar nga Erzeni, është një mundësi. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim.

Nehar Sadiki

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)