Kategoria e Parë zhvilloi ditën e shtunë tre ndeshje të javës së 17-të, ku janë shënuar 5 gola gjithsej.
Korabi fitoi 2-1 në shtëpi përballë Kukësit. Dibranët gjetën golat me Mziun dhe Markun, ndërsa golin e vetëm për kuksianët e shënoi Beshiraj në minutën e 62-të të sfidës.
Në krahun tjetër, Flamurtari fitoi 0-1 me vështirësi në transfertë kundër Valbonës. Këtë 3 pikësh të artë vlonjatëve ia dha Shkurtaj në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndërkohë që Burreli i drejtuar nga Ditmar Bicaj vazhdon ecurinë mjaft të mirë. Këtë herë matjanët triumfuan në transfertë kundër Lushnjës 0-1, me golin e Arango në minutën e 45-të.
KATEGORIA E PARË
Korabi 2 – 1 Kukësi (Mziu 51′, T.Marku 55′ / Beshiraj 62′)
KORABI: Qyrani, Hasaj, Paplekaj, Kurti, Mziu, Kryemadhi, T.Marku, Stana, Andoni, Buci, Peralta Romero. Trajner: Agim Canaj.
KUKËSI: Dervishaj, Sulçe, Lamellari, Yusuf, Dragoshi, Metani, Beshiraj, Hilaj, Sadiq, Kapllanaj, Danaj. Trajner: Emiljano Çela.
Valbona 0 – 1 Flamurtari (Shkurtaj 90′) kategoria e parë
VALBONA: Marku, Mashi, Llanaj, Balla, Aluku, Lamçe, Farruku, Da Silva Sousa, Lala, Quicenco Roman, Vidrica. Trajner: Emiljan Gega.
FLAMURTARI: Kaloshi, Bolanos Ramierz, Kacbufi, D.Pjeshka, Beqja, Murataj, Trashi, Oshafi, Selimi, Allmuça, Ememe. Trajner: Andrea Agostinelli.
Lushnja 0 – 1 Burreli (Arango 45′)
LUSHNJA: Alimuçaj, Korreshi, Tabaku, Joti, Magani, Kamissoko, Willie, Ibrahim Olola, Kouassi, Kacanolli, Meta. Trajner: Erion Xhafa.
BURRELI: Dani, Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Arango, Hoti, Dushkaj, Fetaj, Paloka, Rossi Francino. Trajner: Ditmar Bicaj.