Kategoria e Parë/ Shpëtoi Lushnjen me golin e fundit, futbollisti jep shenja lamtumire: Jam i dyzuar për të ardhmen

Brunild Pepa shpëtoi Lushnjën. Me golin që i shënoi Valbonës në ndeshjen shtesë, mbajti verdhejeshilët në Kategorinë e Parë. Një kampionat i dështuar në kompleks dhe me ulje-ngritje të frikshme, por të paktën u shmang më e keqja. Sulmuesi nuk e përjashton mundësinë për të qëndruar në shtëpi, por me bindje nuk e thotë. Ka ende një lloj dyzimi.

“Nuk mund ta them dot me bindje nëse do të qëndroj apo jo. Do ta vendosim në vazhdim. Jam ende i dyzuar. Me trajnerin e ri u takova. Shpresoj që me të gjërat të ndryshojnë. Nuk kam punuar asnjëherë me profesorin, por e njoh herët.

Është punëtor dhe besoj se ka për t’i bërë mirë Lushnjës. Duhet ta mbështesim dhe ta përkrahim të gjithë, pasi eksperienca nuk i mungon.” Përfundoi Brunild Pepa.

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave