KATEGORIA E PARË/ Rezultatet e tre ndeshjeve, Bylis dhe AF Elbasani vazhdojnë formën pozitive

Java e 18-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me tre ndeshjet e fundit, ku për herë të parë u përdor edhe sistemi VAR. Ishte përzgjedhur ndeshja Bylis-Vora që të përdorej teknologjia edhe në Kategorinë e Parë. Bylisi ka marrë një fitore me peshë në shtëpi ndaj Vorës në shifrat 2-0.

3-pikësh me vlera mori edhe Elbasani në Burrel. Flamurtari dhe Besa janë ndarë në barazim, rezultat i cili i shuan edhe më shumë shpresat e vlonjatëve për të synuar dy vendet e para në renditje. Bylisi dhe Elbasani bashkëkryesojnë me 42 pikë, duke e thelluar me 9 pikë diferencën me Vorën e vendit të tretë. Bylisi ka një ndeshje më pak, atë ndaj Kastriotit, ku FSHF ende nuk ka vendosur se kur do të zhvillohet.

BYLIS-VORA 2-0

Felipe Soza 38′, Lajthia 90+3′

FLAMURTARI-BESA 0-0

BURRELI-ELBASANI 0-1

Karakaçi 68′

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)