KATEGORIA E PARË/ Pjeshka dhe Bey i shpëtojnë “lëkurën” Flamurtarit, dy golat mundin Vorën

Flamurtari ka marrë fitoren e parë për këtë edicion. Vlonjatët mposhtën me rezultatin 2-1 Vorën në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Kategorisë së Parë. Goli i parë u shënua nga Pjeshka në minutën e 27′ ndërsa në minutën e 45’+2′ Gaio u ndëshhkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë Vorën.

Në të 76′ Antoni Bej dyfishoi shifrat për Flamurtarin. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Prenga shënoi golin e vetëm për ekipin e Mërgjyshit.

Por goli i tij nuk mjaftoi dhe vlonjatët triumfuan në shtëpi duke shpëtuar edhe pankinën e Emiljano Çelës.

Related posts

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)

Vllaznia në pritje të gjobës nga FSHF, Edi Martini vendos “vijën e kuqe”: Sa të jetë ajo aty, s’flas!

“Do bojkotoj, kërko falje!”/ Edi Martini në luftë me Hygerta Sakon, largohet nga lidhja direkte (video)