Kategoria e Parë “pasuron” FSHF-në, gjoba për tre skuadrat dhe dënime individuale

Komisioni i Etikës e Disiplinës në FSHF motivohet gjithnjë e më tepër me gjoba për klubet e Kategorisë së Parë e dënime individuale. Në vendimin e fundit, klube si Luzi,Lushnja apo AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve është dënuar me shumë monetare.

1. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

2. Zyrtari i Luzi 2008, Nertil Ferraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. Lojtari i Flanurtari FC, Marko Krivicic, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i Flanurtari FC, Bekim Kuli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave