KATEGORIA E PARË/ Lushnjes nuk ia ka fajin Magani, Marku nderon Korabin, Erzeni bllokadë Besës

Janë mbyllur 4 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Në këto 4 sfida të zhvilluara sot, janë shënuar vetëm 3 gola.

Erzeni mori 1 pikë në mënyrë surprizuese përballë Erzenit, me ndeshjen që përfundoi në barazim pa gola, pra 0-0. Në krahun tjetër, Kukësi u mposht në shtëpiu nga Kastrioti, minimalisht 0-1.

Në ndeshjet e tjera Korabi ia doli të merrte 3 pikë në transfertën e Valbonës. Dibranët fituan me rezultatin 1-0. Ndërsa, Vora fitoi po 1-0 kundër Lushnjës.

REZULTATET:

Vora 1 – 0 Lushnja (Ruzgis 63′)

Kukësi 0 – 1 Kastrioti (Ajine 28′)

Valbona 0 – 1 Korabi (T.Marku 34′)

Erzeni 0 – 0 Besa

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…