Kategoria e Parë/ Lushnja e fillon krizën që në javën e dytë, Flamurtari dhe Korabi nuk dijnë të fitojnë (REZULTATET)

Janë luajtur sot 5 ndeshje për javën e dytë të Kategorisë së Parë, aty ku nuk kanë munguar golat dhe rezultatet surprizë.
Besa e Kavajës ka mundur me rezultatin 4-3 Lushnjën, në një takim që është kthyer në festival golash. Sakaq, Bylis ka befasuar Flamurtarin në shtëpi, duke e mundur me rezultatin 0-1.

Fitore ka marrë edhe Tomori, që ka mundur në Berat skuadrën e Luzit, teksa Apolonia ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Korabit. Në barazim pa gola u mbyll takimi mes Burrelit dhe Kastriotit.

TOMORI 1-0 LUZI
29’Luiz

BESA 4-3 LUSHNJA
21’Balla, 30’Deliu, 67’Xhebrahimi, 78’Spahiu / 41′, 52′ Canka, 85’Ajinde

BURRELI 0-0 KASTRIOTI

FLAMURTARI 0-1 BYLIS
68′ Emini

KORABI 0-1 APOLONIA
11’Eneh

Related posts

“Gjithçka do të shkojë mirë”, Melos Bajrami i sigurt për një sukses ndaj Partizanit: Kemi mësuar nga gabimet, do bëj gjithçka që më kërkon trajneri

“Duhet të luajmë me zemër”, Bordin kërkesë tifozëve të Tiranës: Jeni më të mirët në Shqipëri, na mbështesni

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët