Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 30-të të saj. Rezultate të rëndësishme janë siguruar nga ekipet pas 90-të minutave. Kështu Bylisi është mposhtur me “poker” nga Apolonia, me fierakët që triumfojnë në shtëpi 4-1. Ballshiotët kështu bëjnë një hap fals në garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë.
As Elbasani nuk ia ka dalë të fitojë në Vlorë. Skuadar e Nevim Dedes ka barazuar 2-2 me Flamurtarin në një sfidë spektakolare mes tyre, me golat e shënuar Shkurtaj 37′, Frashëri 74’/ Lila 24′, K.Kasa 76.Ekipet ndajnë nga një pikë, me verdheblutë që shkëputen tre pikë larg nga vendi i dytë.
Vora ka triumfuar 3-0 ndaj Tomorit, ndërsa Lushnja ka siguruar 3 pikë pasi ka mposhtur 2-0 ekipin e Besës. Ekipi lagunar largohet disi nga zona e ftohtë e renditjes,por rreziku për të shkuar në Play-Out mbetet, pasi distanca është tre pikë larg.Një fitore të të rëndësishme ka marrë edhe Kastrioti, me krutanët që kanë triumfuar 3-1 ndaj Burrelit.
FLAMURTARI-ELBASANI 2-2
38′ Shkurtaj, 75′ Frashëri/ 27′ Lila, 78′ Kasa
APOLONIA-BYLIS 4-1
45′ Umejiego, 64′ Trifoni, 71′ Maksuti, 87′ Omeri / 90′ Kibe
VORA-TOMORI 3-0
62′ Tabaku, 72′ Raboshta, 90′ Prengaj
LUSHNJA-BESA 2-0
64′ Murati, 90′ Tabaku
KASTRIOTI-BURRELI 3-1
72′, 90′ Kapllani, 84′ Mehmeti / 85′ Pedro