KATEGORIA E PARË/ Kastrioti është “çmontuar”, drejtuesit nuk kanë zgjedhur ende trajnerin

Kastrioti në ajër. Klubi krutan zhgënjeu këtë sezon në Superiore dhe pritet të jetë një vit i vështirë edhe në Kategorinë e Parë. Janë në total 13 futbollistë që kanë shkëputur zyrtarisht marrëdhëniet me klubin, duke filluar nga kapiteni Abaz Karakaçi, e për të kaluar me radhë te Silvio Zogaj, Bedri Greca, Edon Hasani, Milos Stojanovic, Armando Rami, Mustafa Kamara, Olauale Onanunga, Martin Prenkoçeviç, Edmir Sali, Spartak Ajazi, Adolf Selmani apo Santiago Selmani.

Drejtuesit ende nuk kanë vendosur për trajnerin e ri, në mënyrë që ky i fundit të planifikojë ndërtimin e skuadrës. Nga burime pranë klubit, mësojmëse krutanët po mendojnë ta nisin nga katërkëndori ndërtimin e ekipit.

Porta pritet t’i besohet Livio Malajt, që sezonin e shkuar shihet si alternativë në mungesë të Edmir Salit. 21-vjeçari nuk është totalisht pa eksperiencë dhe sa herëka luajtur, ka treguar se sa vlen. I gatshëm për portën do të jetë edhe 18-vjeçari Andi Saliu, qëvjet ishte i tretë.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)