Kategoria e Parë, kanë përfunduar të 3 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë. Në këto sfida të vlefshme për javën e 21 të kampionatit, nuk kishte surpriza të mëdha, teksa u shënuan vetëm 3 gola.
Erzeni barazoi pa gola përballë Apolonisë së Fierit. Ndërkohë në krahun tjetër në baraspeshë përfundoi edhe sfida mes Kastriotit dhe Valbonës, por me rezultatin 1-1. Ndërsa skuadra e Pogradecit mposhtin Korabin, minimalisht 1-0.
Ndërkohë Kategoria e Parë do të luajë ditën e nesërme 3 sfidat e tjera të Kategorisë së Parë, të fundit për javën e 21. Burreli do të përballet me Vorën, ndërsa Lushnja me Flamurtarin. Ndërkohë që Besa duelon Kukësin.
NDESHJET:
ERZENI – APOLONIA 0 – 0
KASTRIOTI – VALBONA 1 – 1 (Ajazi 83′ / Krasniqi 75′)
POGRADECI – KORABI 1 – 0 (Zguro 34′)
LEXO ME SHUME:Pogradeci bën BINGO në merkato, firmos me ish-lojtarin e Dinamos (EMRI)
Pogradeci nuk e ka ndërmend që të ndalet në këtë merkato dimërore. Klubi i Kategorisë së Parë ka bërë goditjen e radhës, me Ali Samaken që do të jetë lojtari më i ri i ekipit.
25 vjeçari nga Mali është i njohur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Dinamos dhe Lushnjës. Ndërsa karrierën e tij futbollistike e ka nisur te Torino në Itali. Ndërkaq, mbrojtësi së fundmi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me skuadrën moldave, Zimbru Chisinau dhe për t’u rikthyer në Shqipëri.
Aventura e re për Samaken do të jetë pikërisht tek pogradecarët. Ky transferim vjen pasi Rei Zaimi, lojtari i transferuar nga Elbasani ne merkato u largua pas 3 ndeshjesh me liqenorët për arsye personale. “Po është e vërtetë që e kam mbyllur me Pogradecin, vendim i cili për arsye të mia personale”.