Kategoria e Parë ka përzgjedhur formacionin e javës, pas përfundimit të javës së 6-të, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen titullare dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1.
Portieri më i dalluar i javës është shpallur ai i Apolonisë, Leonard Kacaj. Katërshja e vijës difensive përbëhet nga: Ergi Zenullari (Skënderbeu), Serxhio Xhika (Korabi), Adolf Selmani (Iliria), Arlind Kurti (Laçi).
Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Redon Laho i Korabit dhe Stiven Puci i Luftëtarit. Në mbështetje të sulmit janë tre lojtarët: Olola Romeo i Lushnjes, Saleh Nasr i Skënderbeut dhe Xhovalin Trifoni i Apolonisë.
Në majën e sulmit spikati sulmuesi i Luftëtarit, Kalonji Nyanguila Trajneri i javës te Kategoria e Parë është përzgjedhur tekniku i Luftëtarit, Besmir Shabani.