“Kontrata nuk përputhej me parimet e mia”, trajneri braktis klubin e Kategorisë së Parë (FOTO)

Kategoria e Parë

Kategoria e Parë ka mbyllur sezonin 2024-2025 dhe klubet që janë pjesë e saj kanë filluar të mendojnë për vitin e ardhshëm. Në Fier ka një Matias Tatangelo nuk do të jetë më trajner i Apolonisë. Sipas medias së shkruar “Panorama Sport”, mësohet se klubi dhe trajneri nuk kanë rënë dakord për të vijuar bashkëpunimin mes tyre.

Burime pranë palëve pohojnë se drejtuesit më të lartë fierakë kanë dashur vazhdimësinë e punës, duke i ofruar një kontratë të re, por ka qenë vetë trajneri argjentinasi që nuk e ka pranuar dhe rrjedhimisht e ka refuzuar atë. Nuk ka zgjatur as dy muaj aventura e 39-vjeçarit në krye të pankinës së Apolonisë. Erdhi në fund të marsit dhe largohet pa u mbyllur ende maji te Kategoria e Parë.

“E refuzova kontratën e re, sepse, pavarësisht angazhimit dhe dëshirës sime për të vazhduar, kushtet e ofruara nuk përputheshin me parimet e mia profesionale apo me strukturën, që besoj se është e nevojshme për të arritur objektivat sportive të klubit.

Kontrata përfshinte disa pika dhe kufizime që nuk ishin plotësisht të qarta në lidhje me rolin tim, autonominë time dhe kushtet e mia të punës. Ndjeva se ishte shumë e çekuilibruar, duke mos ofruar asnjë përfitim real për mua, ndërkohë që shtroheshin kërkesa që do ta kishin vështirësuar zhvillimin e një projekti serioz profesional. Unë me të vërtetë respektoj politikat e brendshme të klubit, por besoj se një ekuilibër i drejtë midis të dyja palëve është thelbësor.” Ishte deklarata e trajnerit argjentinas.

LEXO ME SHUME:Spikati këtë sezon, mesfushori i Dinamos ka oferta nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia (FOTO)

Related posts

VIDEO/ Dy penallti të pritura, shënon dhe bëhet lojtari i ndeshjes, Etrit Berisha i jep Hacken Kupën e Suedisë

Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)