Kategoria e Parë hyn në një moment vendimtar me javën e 23-të, që shënon edhe startin e fazës së tretë të sezonit. Me diferencat që po ngushtohen dhe objektivat që marrin formë të qartë, cdo pikë dhe cdo ndeshje vlerësohet si finale. RTSH vjen me dy sfia, Skënderbeu-Kukësi, përballje
Skënderbeu-Kukësi, përballje me objektiva të ndryshme, por sigurisht me qëllim të njëjtë. Korcarët në vendin e parë duan të blindojnë kreun, ndërsa verilindorët në vendin e fundit po japin shenja jete për mbijetesë. Ditën e dielë, Kastrioti-Apolonia do të luhet në Vorë.
Ndërkohë përballjet e tjera në Kategoria e Parë janë, Laçi- Luftetari, me vendasit që synojnë konsolidimin në zonat e sipërme, ndërsa miqtë në dy ndeshjet e fundit kanë arritur katër pikë dhe duan t’i largohen vendit të parafundit. Pogradeci-Lushnja, Iliria-Besa dhe Burreli-Korabi janë përballje që lidhen ngushtë me objektivat e mbijetesës dhe pretendimet për t’u afruar me grupin e skuadrave pretendente.