Humbja rezulton fatale për Burrelin.Tomori ka gjetur fitoren e parë me trajnerin Iken Droboniku, pas shtatë humbjeve radhazi. Pas disfatës, trajneri i Burrelit Klevis Hima deklaroi dorëheqjen nga stoli i ekipit matjan. Edhe pse Tomori fitoi, beratasit matematikisht janë të zbritur në Kategorinë e Dytë, pasi kur kanë mbetur 4 javë nga fundi, distanca me vendin e 10-të, që të dërgon në “play out” është 13 pikë.
Humbjet e pësuara në tri javët e fundit e kanë vështirësuar pozicionin e Burrelit, ku me fitoren e djeshme të Besës kanë zbritur në vendin e nëntë, pozicion i cili të dërgon në fazën e ndeshjeve shtesë për të siguruar mbijetesën në të Parën.Tomori në minutën e 80-të kalon në avantazh me Hysollin. Vendësit e mbrojtën me fanatizëm golin deri fund, një sukses që ngeli vetëm për statistikë.
Trajneri i Burrelit. Klevis Hima, pas ndeshjes është “dorëzuar” dhe për “Panorama Sport” u shpreh: “I uroj suksese Tomorit për fitoren. Do të flas me presidentin kur të kthehemi në Burrel. Unë nuk kam më çfarë t’i jap kësaj skuadre dhe këtu mbyllet gjithçka. Nuk kam çfarë të them tjetër”.