KATEGORIA E PARË/ Flamurtari e nis sezonin me blof, Bylis i falet Lajthisë dhe Tomori-Korabi nuk ka fitues (REZULTATET)

Kanë përfunduar tre takimet për ditën e shtunë të Kategorisë në Parë. Në ndeshjet hapëse, Flamurtari nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Luzit. Zogaj do të shënonte për vlonjatët në minutën e 45′, dhe Mandela do të barazonte shifrat në të 61-tën.

Bylis fiton ndaj Burrelit me rezultatin 1-0, vendosi goli i Lajthisë, që ekipi ballshiot të merrte tre pikët e para. Ndërkohë takimi Tomori-Korabi përfundoi me shifrat 0-0.

REZULTATET

BYLIS 1-0 BURRELI

83′ Lajthia

LUZI 2008 1-1 FLAMURTARI

61′ Mandela/ 45′ Zogaj

TOMORI 0-0 KORABI

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…