Kategoria e Parë/ Flamurtari dhe Vora në ndjekje të kryesuesve, Elbasani dhe Bylis bëjnë detyrën (REZULTATET)

Vora ka arritur të fitojë në shtëpi ndeshjen përballë Tomorit. Skuadra e Mërgjyshit arriti të fitonte bindshëm me rezultatin 5-1, me golat e shënuar nga Raboshta, Shani (dy gola), Oskeold Sefa dhe Prengaj. Golin e vetëm për beratasit e shënoi Beçka në minutën e 90’.

Në krahun tjetër Apolonia ka fituar 3-0 përballë Burrelit. Flamurtari përballë Lushnjes fitoi 4-0 duke marrë një fitore bindëse dhe të rëndësishme.

Bylis mposhti minimalisht Korabin 1-0 në shtëpi, teksa midis Besës dhe Elbasanit nuk ka përfunduar ende pasi ka nisur 15 minuta me vonesë dhe po udhëhiqet nga verdheblutë me rezultatin 0-1.

REZULTATET

Apolonia  – Burreli 3 – 0  (Eneh 23′, Dedgjonaj 32′ autogol, Shanaj 66′)

Besa – Elbasani 0 – 1 (Lleshi 40′)

Bylis – Korabi 1 – 0 (Trumci 73′)

Lushnja – Flamurtari 0 – 4 (Alexandre 54′, 62′, Pjeshka 68′, Beqja 87′)

Vora – Tomori 5 – 1 ( Rabotsha 13′, Shani 41′, 71′, Sefa 80′, Prengaj 90′ / Beçka 90′)

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës