“Ndërprerja e kampionatit na shërbeu”, Agostinelli për takimin ndaj Pogradecit: Është kundërshtar i vështirë, pres nga tifozët…

Kategoria e Parë

Kategoria e Parë, ditën e mërkurë në orën 14:00, Flamurtari luan ndaj Pogradecit me synimin vijëmsinë e rezultateve pozitive, me shpresën për të mbyllur sa më shpejt llogaritë e promocionit, e për të tentuar më pas vendin e parë, që mbahet nga Vora. Në prag të takimit, trajneri i Flamurtarit Andrea Agostinelli u shpreh se ndërprerja e kampionatit i shërbeu ekipit për të rikuperuar lojtarë

Në ndeshjen e fundit ndaj Pogradecit, zhvilluar në transfertë, Flamurtari nuk shkoi më shumë se një 0-0, në një përballje që vlonjatët patën shumë telashe. Agostinelli i vetëdijshëm për forcën dhe karakterin që ka ekipi kundërshtar, kërkon vëmendje maksimale

“Kjo periudhë ndërprerje na shërbeu për të rikuperuar lojtarë ndërsa tani e dimë të gjithë se jemi në periudhën më të rëndësishme të sezonit futbollistik dhe sa më shumë afrohesh drejt fundit të objektivit, shtohet padyshim ankthi. Pogradeci? Është një kundërshtar i vështirë që luan mjaft bukur futboll, një takim impenjativ për ne, besoj edhe për ta. Është një ndeshje ku na duhet fitorja dhe tre pikët.  Unë pres që të mërkurën tifozët të jenë të shumtë në numër ashtu si edhe në ndeshjet e tjera pasi janë shumë të rëndësishëm për ne.”

KAMPIONATI

Kategoria e Parë është drejt sprintit final. Në 5 javët e fundit të kampionatit, pak a shumë verdiktet janë dhënë edhe pse jo matematikisht. Në mesjavë do të luhet java e 29-të e ndarë në dy ditë. Vora kryesuese pret Lushnjen në një përballje që nuk dëshiron të gabojë, sidomos në një moment të tillë ku Flamurtari ndjekës është 2 pikë larg.

LEXO ME SHUME:Andorra, kafshatë e lehtë për Shqipërinë, Manaj me dy realizimet barazon me gola dy legjendat e Kombëtares

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime