KATEGORIA E PARË/ Dy golat e Grecës nderojnë AF Elbasanin, Kastrioti mposht minimalisht Korabin

Kategoria e Parë mbylli ditën e sotme javën e shtatë me dy sfida interesante që u luajtën në orën 14:00. Fusha e stadiumit të Egnatias i ka sjell fat Elbasanit, që ka triumfuar si pritës ndaj Burrelit.

Të besuarit e trajnerit Nevil Dede kanë mposhtur matjanët në shifrat 2-0 ku vendimtar ishte Bedri Greca me dy golat e tij. Me këtë trepikësh AF Elbasani ngjitet në vendin e dytë duke mbetur tri pikë larg Bylisit kryesues. Kastrioti trajnerit Ndreu ka mposhtur Korabin ku vendosi goli i Çelës në pjesën e dytë.

AF ELBASANI 2-0 BURRELI
16′, 58′ Greca

KASTRIOTI 1-0 KORABI

54′ Cela

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)