KATEGORIA E PARË/ Canka mesazh rivalëve pas rinovimit me Lushnjen: Na llogarisni edhe ne si pretendentë

Ardhja e Gugash Maganit në stolin e Lushnjes ka bërë që të rikthehet entuziasmi në kampin lagunar. Klubi po punon me rinovimet dhe i fundit që ka hedhur firmën për dy vite është sulmuesi Mikel Canka.

Klubi ka arritur akordin dhe direkt e ka prezantuar, duke e çuar numrin e firmave në 11. Sulmuesi mendon se ka ende shumë për të dhënë në futboll. Ndonëse i ka kaluar të 36-at as që e mendon tërheqjen, të paktën jo pa e parë Lushnjën aty ku i takon. Dhe mendon se ky mund të jetë viti i duhur.

“Gjithmonë do të jem i gatshëm për Lushnjën. Kam qenë në bisedime me trajnerin. Më ka kërkuar të jem pjesë edhe për një vit tjetër, me ekipin e qytetit tim. Shpresoj që gjërat të shkojnë sa më mirë dhe kam shpresë që kështu do të ndodhë, jemi pretendentë, po ndërtojmë një ekip shumë të mirë dhe dinjitoz deri në fund të kampionatit.”

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League