KATEGORIA E PARË/ Bylis nuk njeh rivalë, Flamurtari ia nxjerr inatin Burrelit, ja rezultatet e tjera

Ndeshjet e javës së 20 në Kategorinë e Parë kanë dhuruar fitore të skuadrave të kreut, me Bylisin e Elbasanin që kanë siguruar tre pikët edhe pse përballë nuk kishin kundërshtarë shumë të thjeshtë.

Të dy ekipet kanë fituar me shifrat 3-1, me ndryshimin që Bylisi triumfoi në shtëpi përballë Apolonisë ndërsa Elbasani mundi në transfertë Tomorin. Pas krahëve të tyre, në kërkim të vendit të tretë, ka rigjetur fitoren Flamurtari i cili mposhti me rezultatin 4-2 Burrelin në një sfidë shumë interesante e cila në fakt u vu në diskutim në minutat e fundit nga golat e miqve.

Ndërkohë, një gol i Xhabrahimit në fundin e ndeshjes i dha fitoren 2-1 Vorës përballë Korabit, për të ruajtur pikërisht vendin e tretë në ndjekje të dy kryesuesve.

BYLIS 3-1 APOLONIA

56′ Kamara, 65′ Kastrati, 72′ Xheferson / 90’+3′ Omeri

FLAMURTARI 4-2 BURRELI

30′ Batha, 31′ Diamanti, 65′ Shkurtaj, 90’+4′ Lleshi / 82′ (ag) Sidibe, 85′ Andrade

KORABI 1-2 VORA

32 Mziu/ 8′ Shani, 90’+22′ Xhabrahimi

TOMORI 1-3 ELBASANI

72′ De Oliviera/ 19′ Telushi, 43′ Lleshi, 61′ Melo

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)