Kategoria e Parë/ Besa në ajër, pas trajnerit largohen edhe pesë lojtarë të tjerë

Përjashtojmë Vorën, të gjithë klubet e Kategorisë së Parë nuk kanë bërë asnjë afrim zyrtar në merakto. Si duket strategjia e klubeve është të mbyllin largimet e më pas të nisin rindërtimin e ekipeve. Edhe Besa nuk “devijon” nga kjo strategji.

Pas largimit të trajnerit Gugash Magani dhe 5 futbollistëve, Redon Raza, Kevin Dalipi, Chinonso Onuh dhe Frenklin Ntepe, i rradhës është Endri Reci. Mbrojtësi i talentuar mbyll bashkëpunimin me kavajasit dhe do të jetë një lojtar i lirë në treg, sipas “kategoriaepare__official”.

Interesi për shërbimet e 22-vjeçarit është mjaft i lartë dhe zor se ai do të qëndrojë gjatë pa një ekip. Performancat e tij në 20 ndeshje nën urdhërat e Maganit flasin vetë dhe Reci do të shqyrtojë ofertat në drejtimin e tij.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime