KATEGORIA E PARË/ Besa me mision mbijetesën, Bizhdili rikthen në stol djalin e shtëpisë

Dorjan Bubeqi do të jetë trajneri i ri i Besës. Humbja 0-5 ndaj Elbasanit ishte e rëndë për situatën që i afron verdhezinjtë 1 pikë larg zonës së ftohtë. Presidenti Nexhat Bizhdili ka marrë vendimin për të ndryshuar sërish pankinën dhe rikthen në shtëpi një njohje të vjetër.

Besa e nisi sezonin me Lorenc Pashjan, ndërsa e vijoi me Fidamin Haxhiun. Tanimë, pjesa tjetër e sezonit i besohet djalit të shtëpisë, kavajasit Bubeqi. Ai e njeh mirë skuadrën dhe kampionatin teksa ishte në krye të Burrelit këtë sezon.

Besa aktualisht renditet në vendin 10-të me 19 pikë, në zonën Play-Out. Debutimi i Bubeqit do të jetë në një ndeshje shumë të vështirë teksa sfidon Bylisin në transfertë, të shtunën. 9 finale do të ketë në duar Bubeqi për të shpëtuar sezonin e Besës dhe ka nisur menjëherë nga detyra duke udhëhequr seancën e sotme stërvitore.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)