KATEGORIA E PARË/ AF Elbasanit i mjafton një autogol për tre pikë, Vora fundos Flamurtarin (REZULTATET)

Kanë përfunduar dy takimet e fundit të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. AF Elbasani mori një fitore në transfertë përballë Apolonisë, 90 minutat zhvilluar në “Loni Papuçiu” përfunduan me rezultatin 0-1. Në minutën e 58′, një krosim  drejt zonës devijohet nga Maksuti, i cili e çon topin në portën e tij. Me këtë sukses, AF Elbasani drejtuar nga Nevil Dede blindon vendin e dytë në kuotën e 32 pikëve.

Vora ka përmbysur Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Parë. Sfida u zhbllokua në minutën e 11′ nga miqtë me Oliveirën, por në minutën e 20′ Vrapi riktheu baraspeshën. 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë Prengaj shënoi për Vorën duke përmbysur rezultatin. Në minutën e fundit shtesë Flamurtari ngeli me 10 lojtarë për shkak se Imami u ndëshkua me karton të kuq. Kështu u mbyllën 45 minutat e para.

Goli i fundit për këtë sfidë u realizua nga Qardaku në minutën e 58′. Pas këtij dueli Vora pozicionohet në vendin e 3-të me 27 pikë ndërsa Flamurtari në vendin e 4-të po me 27 pikë.

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)