KATEGORIA E PARË/ AF Elbasani e merr seriozisht, firmos me ish-kapitenin e Dinamos, së fundmi u shpall kampion me…

Elbasani merr një kampion në merkato. Klubi arrin akordin me Miklovan Peren, i saposhpallur kampion te Struga Trim Lum. Ka dakordësi për të gjitha detajet e kontratës dhe tani mbetet vetëm për t’u bërë zyrtarizimi nga ana e klubit. Pogradecari vjen tek elbasanasit pas një aventure dyvjeçare në Maqedoninë e Veriut, konkretisht te skuadra strugane, që mori për herë të parë në histori titullin kampion. Më herët është aktivizuar edhe me Dinamon, ku siguroi ngjitjen në elitë. Asokohe madje mbante edhe shiritin e kapitenit te blutë.

Pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar me ekipin e qytetit të tij, Pogradecin. Nuk kanë munguar as aventurat e shkurtra me Turbinën dhe Sopotin, gjithashtu në Kategorinë e Parë. Tanimë në moshën 32-vjeçare, Pere konsiderohet si një futbollist me mjaft eksperiencë dhe që mund t’i shërbejë shumë Elbasanit në arritjen e misionit “Superiore”.

Related posts

Humbja e parë e Egnatias në vitin 2025, Edlir Tetova nuk fshihet: Ndeshja më e dobët që kemi bërë

“Binte aq shpesh bilbili sa nuk e dinim ça po ndodhte”/ Bledi Shkëmbi e ka me arbitrin Cjapi: Edhe penalltia nuk e di nëse ishte apo jo

Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian, Ernest Gjoka pas ndeshjes: Fitore e merituar, nuk e meritojmë këtë renditje