Kategoria e Dytë dhe e Tretë zhvilloi fazën Play-Off dhe Play-Out. Në Kategorinë e Tretë Partizani B fitoi ndaj Albpetrol me rezultatin 3-0. Kryeqytetasit aktivizuan disa lojtarë nga ekipi i parë. 53′ Ndrejaj, 63′ Gudjufi, 66′ Nyannguila realizuan për të kuqtë. Në këtë mënyrë Partizani B do të luajë ndaj Turbinës që u mund nga Gramshi. Një ndeshje intensive me 120 minuta, ku fituesi u përcaktua nga penalltitë. Gjoka realizoi golin e parë në minutën e 7′ për Turbinën, ndërsa Baku në minutën e 57′ u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Skuadra e Gramshit siguron kështu qëndrimin në Kategorinë e Dytë, ndërsa Turbina do të përballet në finale me Partizanin B. Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm. Kategoria e Dytë do të mësojë nëse Turbina apo Partizani B do të jetë pjesë.
-GRAMSHI FITON 5 ME 4 PËRMES PENALLTIVE
FORMACIONET ZYRTARE
Gramshi: Buzani; Shehi, Xhelili, Shuli(37′ Baku)(111′ Dhima), Agbatu, Dedja, Goga, Jameogo, Zogu(39′ Mamadou), Ajazi(90′ Lice), Topalli
Turbina: Toromani; Merkaj, Amos, Ageja, Matias, Xhika(120′ Kovaçi), Arbana, Vrenozi(91′ Itua), Dhimitri, Gjoka, Malaj(89′ Mema)
PARTIZANI B 3-0 ALBPETROL (Kategoria e Tretë, “play-off”)
Partizani B: Allmuça; Sulo(68′ Osmanllari), Sembene, Gjuzi, Ndrejaj(60′ Ogunleje), Kontreras(74′ Kalemi), Kokomani, Mando(60′ Nyanguila), Jata, Mintongo(68′ Januzi), Gudjufi
Trajner: Renaldo Kalari
Albpetrol: Cako; Guilaume, Teqja, Kardhashi, Gjoni, Hyska, Mandia, Gjoni, Balla, Ajetunmobi, Mehmeti
Trajner: Eduart Miço
Goli i Gudjufit: (VIDEO)