Kategoria e Dytë/ Çutra i ndryshon fytyrën Turbinës, 10 pikë në katër ndeshje; asnjë si ai nga të gjithë trajnerët

Në Kategorinë e Dytë të gjithë po flasin për Pogradecin, Luftëtarin apo Besëlidhjen, skuadra që po luftojnë fort për të arrritur Kategorinë e Parë, por harrojnë se një skuadër që po bën surprizën e madhe është Turbina. Në fillimin e sezonit, drejtuesit i besuan stolin Vladimir Gjonit, i cili nuk i bëri një nisje të mirë kampionatit. Pas shumë humbjeve, skuadra ndodhej në fundin e klasifikimit dhe nuk kishte më objektiva, presidenca shkarkoi teknikun dhe largoi disa lojtarë që ishin të super-paguar.

E gjithë çështja ishte te trajneri i ri. Presidenca mendoi ti besonte stolin një ish-lojtari si Xhynejt Çutra. Pa eksperiencë në stol, ai po bën një punë kolosale me lojtarë të rinj, të cilët duken se kanë dëshirë dhe po ndjekin me vëmendje filozofinë e tij. Aktualisht në katër ndeshje të zhvilluara, Çutra ka marrë 3 fitore dhe një barazim. Suksesi 1-0 ndaj Butrintit, 0-3 ndaj Labërisë, barazimi 1-1 ndaj Delvinës, dhe së fundmi një sukses i rëndësishëm ndaj Devollit në transfertë.

10 pikë që deri më tani asnjë trajner me eksperiencë në Kategorinë e Dytë nuk e ka arritur një statistikë të tillë. Aktualisht Turbina renditet në vendin e 7-të dhe Play-Off është vetëm 2 pikë larg, andaj të gjithë besojnë se objektivi është mëse i arritshëm.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…