KATAR 2022/ Kroacia fiton “finalen e vogël”, Maroku e mbyll me nder Botërorin

Kroacia ka mposhtur Marokun me rezultatin 2-1 duke zënë kështu vendin e tretë në Botërorin e Katarit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Gvardiol. Në minutën e 7’ ai realizoi një gol shumë të bukur por pas dy minutash erdhi dhe kundërpërgjigja e Marokut. Në minutën e 9’ Dari realizoi dhe golin e vetëm të sfidës për afrikanët.

Teksa dukej që pjesa e parë do të mbyllej barazim, Orisç realizoi një supergol duke i çuar shifrat në 2-1. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kroatëve. Gjatë pjesës së dytë pati raste të shumta nga të dyja ekipet por asnjëra nuk arriti të finalizojë. Kështu Maroku e mbyll në vendin e 4-të këtë Botëror, ndërsa Kroacia në të tretin.

Related posts

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit

Egnatia pa limite në merkato, firmos me kapitenin e Armenisë (FOTO)

Afër dhe larg Tiranës, Bledi Shkëmbi i dyzuar nëse do të vijojë te bardheblutë; Nuk është çudi nëse…